Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis ka dërguar një mesazh ngushëllimi, Presidentit Ilir Meta, pas tërmetit tragjik.

“Me trishtim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar në vendin tuaj, me pasojë të humbjes të jetëve dhe qindra persona të lënduar.

Në këto momente të një sprove të vështirë për popullin shqiptar, doja të përcillja në emrin tim personal dhe të Rumanisë, ngushëllime familjeve të viktimave dhe urime për shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, shkruhet në mesazhin e Presidentit të Rumanisë.