Viorica Dancila është emëruar kryeministrja e parë grua e Rumanisë, pas dorëheqjes së papritur të Mihai Tudose.
Dancilla, e cila është anëtare e Parlamentit Evropian, cilësohet si mbështetëse e udhëheqësit të partisë qeverisëse, Partia Social Demokrate (PSD), Liviu Dragnea.
Presidenti Klaus Iohannis ka thënë që dëshiron që emërimi i saj të aprovohet shpejt dhe të formohet qeveria deri më 1 shkurt.
Dancila, 54 vjeçare, është kryeministrja e tretë e Rumanisë brenda tre muajsh.