Nuk ndalet “dallga” e dhunës dhe rrëmujave të shkaktuara nga tifozët huliganë në Francë. Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në Marsejë, edhe në Lilë ka pasur probleme dhe janë regjistruar përplasje të tjera mes tifozëve anglezë dhe atyre rusë. Pikërisht në Lilë, nesër do të luhet ndeshja mes Rusisë dhe Sllovakisë, ndeshja e dytë në Grupin D, ndërsa në Lens, 40 kilometra më larg do të luhet Angli-Uells. Për momentin bilanci nuk është “tragjik” si ai në Marsejë. Në Lilë nuk ka pasur të lënduar nga përplasjet. Ndërkohë, policia franceze ka arrestuar 43 tifozë rusë të dyshuar që kanë marrë pjesë në përplasjet vandale në Marsejë, ku sulmuan autoritet vendase dhe tifozët e Anglisë të pranishëm në “Velodrome”. Kujtojmë që UEFA ka kërcënuar të dy vendet, Anglinë dhe Rusinë me përjashtim nga veprimtaria nëse do të përsëritet ajo që ndodhi. Në rastin e Rusisë ka ardhur edhe pezullim me kusht. Që do të thotë se përsëritja e incidenteve sjell automatikisht skualifikimin.
Rusët nuk ndalen! Sërish përplasje tifozësh në Lilë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





