Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe më shumë se 30 dyshohet se janë bllokuar pasi raketat ruse goditën një bllok apartamentesh pesë-katëshe në rajonin Donetsk të Ukrainës, duke e shembur ndërtesën.

Guvernatori Pavlo Kyrylenko tha se sulmi u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Chasiv Yar, një qytet rreth 20 kilometra në juglindje të Kramatorsk,  e që pritet të jetë një objektiv kryesor i forcave ruse ndërsa ato përparojnë ngadalë drejt perëndimit.

Rajoni i Donetskut është një nga dy provincat së bashku me Luhanskun që përbëjnë rajonin e Donbasit, ku rebelët separatistë kanë luftuar forcat ukrainase që nga viti 2014. Javën e kaluar, Rusia pushtoi qytetin e Lysychansk, bastioni i fundit i madh i rezistencës ukrainase në Luhansk.

Të shtunën, guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai tha se forcat ruse po arrinin të “ngrenë ferrin e vërtetë” në zemrën industriale lindore të Ukrainës.

Pas kapjes së Lysychansk, disa analistë parashikuan se trupat e Moskës ka të ngjarë të marrin pak kohë për t’u riarmatosur dhe rigrupuar.