MOSKE, 08 mars 2013-Shkencëtarët rusë pretendojnë se kanë gjetur një lloj të panjohur më parë të baktereve në Liqenin Vostok në Antarktidë.
Sergei Bulat i Institutit të Fizikës Bërthamore në Shën Petersburg tha se një mostër e marrë në vitin e kaluar nga liqeni nëntokësor përmbante baktere, që nuk ka asnjë ngjashmëri me llojet që sot njihen globalisht.
Agjencia RIA Novosti citon Bulatin të ketë thënë se shkencëtarët e konsiderojnë këtë formë të jetës si të “paklasifikuar dhe të paidentifikuar.”
Liqeni Vostok është liqeni më i madh që gjendet nën akullnaja në Antarktidë. Ai shtrihet nën mijëra metra akull dhe besohet se nuk është shqetësuar për miliona vjet.