Një 14-vjeçare ka qëlluar për vdekje një nxënës në një shkollë në Rusi dhe ka plagosur 5 të tjerë.
Zyrtarët rusë thonë se 14-vjeçarja qëlloi me një armë gjahu brenda një klase në një shkollë në qytetin rus Briansk.
Përveç armës së gjahut adoleshentja ka patur edhe një thikë të cilën e ka fshehur në çizme.
Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital, por një djalë ndodhet në kujdesin intensiv pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar.
Sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti për ngjarjen e rëndë është marrë në pyetje babai i vajzës për të kuptuar se ai arma e gjahut kishte përfunduar në duart e adoleshentes.
Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë por për këtë çështje është ngritur menjëherë një hetim.