Botërori i Rusisë është fare pranë dhe sot u hodh në Moskë, ekzaktësisht në Kremlin, shorti për fazën e grupeve ku 32 skuadrat pjesëmarrëse, me Rusinë organizatore, do të mësojnë kundërshtarët.

32 skuadrat janë të ndara në katër vazo, sipas renditjes së fundit të FIFA-s. Evenimenti u prezantua nga ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Geri Lineker, së bashku me gazetaren sportive ruse, Maria Komandnaja.

Golashënuesi më i mirë në historinë e botërorëve, Miroslav Kloseishte ai që solli trofeun e Kupës së Botës në skenën e Pallatit të Kremlinit. Botërori 2018 do të nisë më 14 korrik, me ndeshjen hapëse që do të luhet në stadiumin “Luzhniki”, e do të mbyllet më 15 korrik, po në “Luzhniki”.

GRUPET

Grupi A- 1-Rusia 2- Arabia Saudite 3- Egjipt 4-Uruguaji

Grupi B- 1-Portugali 2- Spanjë 3- Maroku 4-Iran

Grupi C- 1- France 2- Australia 3- Peru 4-Danimarka

Grupi D-1- Argjentine 2-Islande 3- Kroatia 4-Nigeria

Grupi E- 1- Brazil 2- Zvicra 3- Kosta Rika 4-Serbia

Grupi F- 1- Gjermani 2- Meksikë 3- Suedi 4-Korea e Jugut

Grupi G- 1- Belgjikë 2- Panama 3- Tunizia 4-Anglia

Grupi H- 1- Poloni 2- Senegal 3- Kolumbia 4-Japoni