28 prill 2015 – Kombëtarja shqiptare, e drejtuar nga Gianni De Biasi, ka arritur më në fund të fitojnë shansin për të qenë një vazo më lart për shortin e radhës që do të zhvillohet për Botërorin "Rusi 2018".

Shorti do të hidhet në Shën Petersburg, më 25 korrik, ndërkohë që Eliminatoret do të nisin në shtator të 2016-ës. Grupet janë me 6 skuadra dhe duke qenë në vazon e katërt, Shqipëria ka mundësinë që të ketë të paktën dy skuadra më të lehta në grupin e saj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/