Sot në orën 20:00 u luajt ndeshja e fundit e fazës së 1/8. Ishte Anglia ajo që kaloi në fazën çerekfinale e cila iu fal golit të Kejn nga pika e 11-metërshit.

Penalltitë ishin ato që vendosën fatin dhe fitoren e Anglisë.

Ka plot ekipe surpriza të cilat nuk priteshin nga asnjë tifoz. Rusia ka qenë e para që ka eleminuar Spanjën me ndihmën e 11-metërshave. Nga ana tjetër është dhe Suedia e cila vazhdoi surprizën e saj e nisur që nga grupet.

Suedezët arritën të eliminonin Zvicrën favorite në këtë ndeshje. Më poshtë keni dhe çiftet çerekfinaliste që do të luhen në datat 6 dhe 7 korrik.

Uruguaj – Francë

Brazil – Belgjikë

Rusi – Kroaci

Suedi – Angli