Plot 36 persona, përfshi edhe 5 punonjës të kërkim-shpëtimit, prezumohen të vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm në një minierë qymyrguri në veri të Rusisë. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare, të cilët saktësojnë se kater prej minatorëve u vranë nga rrjedhja e metanit, që shkaktoi edhe dy shpërthime të fuqishme të njëpasnjëshme në minierën e Vorkutës. Punonjësit e kërkimit, që hynë menjëherë në minierë për të shpëtuar 26 minatorët e bllokuar, u goditën nga një tjetër shpërthim i tretë, prej të cilit humbën jetën pese kërkues dhe një minator.
Operacioni i kërkimit është ndalur tashmë, ndërsa personat e pagjetur dyshohen të vdekur. Ky incident është një nga më të rëndët e ndodhur gjatë kohëve të fundit në ndonjë minierë të Rusisë. “Rrethanat në pjesën e minierës të prekur nga shpërthimet nuk e bëjnë të mundur mbijetesën e ndokujt,” – tha ministri rus i emergjencave Vladimir Puchkov. “Në nëntokë, ku gjendeshin 26 minatorët, ka temperatura tepër të larta dhe aspak oksigjen,” – shtoi ai.