7 mars 2015 – Dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së politikanit të opozitës, Boris Nemtsov disa ditë më parë, janë vënë në pranga. 


Kreu i Shërbimit të Sigurisë Federale Alexander Botnikov, tha se dy të ndaluarit janë identifikuar si Anzor Gubashev dhe Zaur Dadayev. Ata mbahen prej disa ditësh tha Botnikov, dhe për këtë është njoftuar edhe Presidenti Vladimir Putin, i cili menjëherë pas vrasjes së Nemtsov,-it njoftoi marrjen personale të kontrollit të hetimeve. 

Nemtsov u qëllua katër herë pas shpine në afërsi të Kremlinit më datë 27 mars, teksa ishte duke shëtitur më të dashurën e tij, një modele ukrainase. Ai njihej si një prej politikanëve më karizmatikë dhe kritikë të fortë të Putinit, sidomos për luftën në Ukrainë. 

Në një intervistë të kohëve të fundit, ai kishte shprehur hapur kundërshtitë e tij ndaj luftës në Ukrainë dhe për këtë më datë 1 mars kishte ftuar qytetarët për të protestuar kundër luftës. Por ekzekutimi i tij e ktheu protestën e 1 marsit në një marshim solidarizues nga mijëra rusë. 


/agjencia e lajmeve Dyrrah/