Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar tërheqjen e pjesës më të madhe të trupave nga Siria. Urdhri i shefit të Kremlinit vjen një ditë pas nisjes së bisedimeve të paqes për Sirinë në Gjenevë. Lëvizja është ndoshta një shenjë se Rusia beson se ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur kolapsin e regjimit të Bashar Al-Assad.
Megjithate, forcat opozitare në Siri thanë se nuk e marrin të mirëqenë planin e Putin, duke theksuar se do të presin nëse lëvizja do të jetë e vërtetë apo thjesht një manovër politike.
"Unë konsideroj që objektivat që janë vendosur për Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar në përgjithësi. Kjo është arsyeja pse unë urdhëroj fillimin e tërheqjes se pjesës kryesore të grupit tonë ushtarak nga territori i Republikës Arabe të Sirisë duke filluar nga nesër," – tha Putin gjatë një takimi me ministrin e mbrojtjes Shoigu dhe ministrin e jashtëm Lavrov.