Një pilot ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së një avioni luftarak Su-25, i cili u rrëzua në jug të rajonit Stavropol të Rusisë. Lajmi është dhënë nga Ministria e Mbrojtjes, e cila konfirmon se avioni u rrëzua gjatë trajnimit, jo shumë larg aeroportit të Budennovsk. "Sot avioni luftarak Su-25 u rrëzua gjatë trajnimit jo shumë larg aeroportit të Budennovsk. Stervitja ishte zhvilluar pa municion, ndërsa avioni u rrëzua në një zonë jo të banuar, duke mos shkaktuar viktima të tjera. Një komision i posaçëm është ngritur për të hetuar incidentin." – thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Rusi, rrëzohet avioni luftarak, humb jetën piloti
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Njihuni me 4 shenjat e horoskopit që bien më shpesh në dashuri të pamundur
Flet ambasadorja e Shqipërisë në Turqi: Ja si e nxorrëm Eva Dumanin nga kampi i “ferrit”
Leonora Jakupi rrëfen sakrificën për mbesën: Dashuria për të më la pa krijuar familjen time
Lidhja me Adrola Dushin, Capital T: Nuk ka qenë sekret..





