DURRËS, 4 nëntor 2014– Lufta propagandistike mes Rusisë dhe Ukrainës ka marrë një kthesë të çuditshme kur një modele nga Krimea u shpall si “Bukuroshja Natyrale e Rusisë” për vitin 2014. Problemi është se Maria Zarring, e cila ka një gjoks shumë të bollshëm, ka lindur në Krime, një rajon ukrainas me shumicë ruse. Ukrainasit mendojnë se zgjedhja e saj fituese është bërë vetëm për ngacmim dhe se gjoksi i saj nuk është aspak natyral. Oksana Malnyk, një eksperte bukurie nga Kievi, thotë: “E kanë zgjedhur për të na ngacmuar, vetëm kaq. Ajo nuk është një femër e vërtetë.” Vetë modelja nuk kërkon të futet në debat politik: “Nuk më intereson fare politika. Jam krenare për format e mia dhe për trupin tim.”
Rusi-Ukrainë edhe luftë propagandistike, mollë sherri modelja
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sako: Akademia TALGA forcon profesionalizmin dhe qeverisjen vendore
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes
Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare





