Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po zbatojnë një ndër shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve. Një zyrtar i lartë i administratës së Joe Biden konfirmon se një numër amerikanësh do të fitojnë lirinë, përfshirë Evan Gershikoviç dhe Paul Whelan. Departamenti i Shtetit thotë se të dy janë ndaluar pa të drejtë nga Moska.

Gershkoviç, një gazetar i “Wall Street Journal” u dënua me 16 vite burg pasi u shpall fajtor për spiunazh. Ai u arrestuar marsin e vitit 2023 gjatë një udhëtimi pune në Rusi.

Ndërsa Whelan, i cili ishte lënë jashtë disa shkëmbimeve të të burgosurve të kaluara, gjendej në burgjet ruse prej më shumë se 5 vitesh. Ai mban disa shtetësi, përfshirë amerikane dhe britanike. Whelan u arrestua në një hotel në Moskë me akuzën e spiunazhit në vitin 2018. Ai po vuante dënimin me 16 vite burg.