Rusia ka njoftuar ka filluar bashkë me trupat bjelloruse fazën e dytë të stërvitjeve për dislokimin e armëve bërthamore taktike, pas atyre që Moska i quajti kërcënime nga fuqitë perëndimore.
Rusia pretendon se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë po e shtyjnë botën në prag të konfrontimit bërthamor duke i dhënë Ukrainës armë me vlerë miliarda dollarë, disa prej të cilave po përdoren kundër rusëve, raporton Reuters.
Që nga dërgimi i mijëra trupave në Ukrainë më 24 shkurt 2022, presidenti Vladimir Putin ka thënë vazhdimisht se Rusia mund të përdorë armë bërthamore për t’u mbrojtur në situata ekstreme, komente që Perëndimi i ka hedhur poshtë.
Rusia muajin e kaluar i lidhi në mënyrë eksplicite stërvitjet bërthamore të urdhëruara nga Putin me ato që tha se ishin “deklarata provokuese dhe kërcënime nga disa zyrtarë perëndimorë kundër Federatës Ruse”.
Në fazën e parë të stërvitjeve, trupat ruse trajnuan se si të armatosnin dhe vendosnin raketat Iskander, ndërsa forcat ajrore stërvitën se si të armatosnin raketat hipersonike Kinzhal.
Faza e dytë, e shpallur të martën, përfshin trajnimin e përbashkët të njësive ruse dhe bjelloruse “për përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike”, bëri të ditur ministria e Mbrojtje