Një marrëveshje për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportet e grurit është nënshkruar në Stamboll, shkruan BBC.

Marrëveshja e nënshkruar nga Rusia, Ukraina, OKB-ja dhe Turqia është një “fener shprese” në luftë, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Marrëveshja, të cilën përfaqësuesit nga të gjitha palët sapo e kanë nënshkruar në Stamboll, do të thotë se Rusia pranon një armëpushim për të lejuar eksportet e grurit.

Turqia do të inspektojë anijet për t’u siguruar që ato nuk mbajnë armë.

Është konsideruar si një fitore diplomatike në luftë, e cila tani po hyn në muajin e saj të gjashtë.

Por Guterres shtoi se marrëveshja “nuk erdhi lehtë… ka qenë një rrugë e gjatë”.