Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila ka ngritur disa herë zërin për të mbrojtur Kosovën, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që t’i kushtohet vëmendje më e madhe rajonit të Ballkanit. 

Në këtë deklaratë ai tha se ka informacione se Rusia po planifikon të nisë një luftë në rajon për të larguar vëmendjen nga Ukraina. 

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, kemi informacione: Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme do të jetë Ballkani, e nëse vendet e botës nuk ndërmarrin diçka, do të ketë një shpërthim të ngjashëm. Kjo është arsyeja pse Rusia do të sigurohet se një vend i Ballkanit të jetë në luftë me një tjetër”, ishte deklarata e kreut të shtetit ukrainas.  

Më pas, në platformën “X”, ka ardhur edhe reagimi i Kearns. Ajo përsëriti paralajmërimet e mëparshme për nevojën e një strategjie të qartë dhe të përbashkët në Ballkan. 

“Kam paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se duhet të gjejmë ‘shtyllën kurrizore’ në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është oborri ynë dhe ne kemi përgjegjësi historike. Paralajmërova në muajin qershor për atë që mund të shohim në Kosovë, por u hedh poshtë. Me keqardhje, shqetësimet e mia u realizuan”, ka shkruar ajo