Rusia po dërgon gradualisht ndihma drejt Iranit, përfshirë dronë, pajisje mjekësore dhe ushqime, sipas raportimeve nga Financial Times bazuar në burime perëndimore të inteligjencës.

Burimet bëjnë me dije se negociatat mes zyrtarëve rusë dhe iranianë për furnizimin me dronë nisën menjëherë pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Teheranit muajin e kaluar.

Dërgesat filluan në fillim të marsit dhe pritet të përfundojnë deri në fund të muajit.

Rusia mbetet një aleate e ngushtë e Iranit, veçanërisht gjatë tensioneve të fundit dhe pas përforcimit të marrëdhënieve të tyre gjatë viteve të fundit, sidomos në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar vazhdimisht Moskën se po i ofron mbështetje dhe informacion Teheranit dhe se po ushtron presion ndaj SHBA-së për të ndalur ndarjen e inteligjencës me Iranin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi dërgesat ushtarake, duke i quajtur “lajme të rreme”, por konfirmoi se dialogu me udhëheqjen iraniane vazhdon.