Rusia ka vijuar ditën e dytë të sulmeve në qendër të qytetit të Kherson, e cila u vendos nën kontrollin e Ukrainës në fund të nëntorit.

Sulmet në infrastrukturën e portit e lanë të gjithë qytetin pa energji. Sipas BBC, dy persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet.

Tërheqja e forcave ruse nga Khersoni ishte një nga pengesat më të mëdha të Moskës që nga pushtimi i shkurtit.

Për javë të tëra ajo ka shënjestruar objektet e energjisë elektrike në qytetet e Ukrainës.

Miliona ukrainas kanë mbetur pa ngrohje dhe pa energji elektrike pasi temperaturat e dimrit kanë rënë nën zero.