Nga mëngjesi i sotëm, kompania shtetërore ruse e gazit natyror, Gazprom i ka ndërprerë furnizimet për Austrinë. 

Lajmin shqetësues e pohoi firma austriake e energjisë, OMV megjithatë kancelari Karl Nehammer u përpoq të shmangte panikun e të garantonte vendin e tij, që dhjetorin e vitit të kaluar merrte nga Moska 98 për qind të gazit natyror, se tashmë janë siguruar rrugë të tjera furnizimi. 

Kemi siguruar një furnizim alternative me karburante. Askush nuk ka për të ngrirë këtë dimër, e asnjë shtëpi nuk ka për të qenë e ftohtë”, u shpreh Nehmmer. 

Mbyllja zyrtare sot e rubineteve të gazit ris erdhi OMV tha se do të ndalonte pagesat për gazin e Gazpromit, me qëllim që të kompensojë shpërblimin prej 230 milionë eurosh që fitoi nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, për shkak të një ndërprerje të mëhershme të gazit në filialin e tij gjerman. Sipas saj, rezervat në Austri janë në mbi 90 për qind të mbushura. 

Në 2022-shin, Rusia i ndaloi  pothuajse të gjitha furnizimet me gaz natyror në Europë, pasi u kërkoi  konsumatorëve që të paguanin për gazin me rubla ruse. Por, liderët evropianë argumentuan se ky ishte shantazh energjetik që Moska po u bënte, për shkak të mbështetjes së Evropës për Ukrainën, pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj. 

Qeveritë europiane u detyruan që të gjenin furnizime alternative me çmim më të lartë, dhe shumica e gazit të lëngshëm natyror vjen në Europë me anije nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari.