Kryeministri britanik Boris Johnson e ka quajtur situatën në Ukrainë, të paparashikueshme, ndërkohë që ka deklaruar se Moska ka një mundësi reale për të fituar luftën.

Johnson vuri theksin në faktin që Rusia ka një ushtri të madhe, por se siguroi se vendi i tij po bën ç’të mundet për të siguruar ndihma ushtarake.

“Putin ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ai ka tani është të përpiqet të vazhdojë të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, të ashpër të udhëhequr nga artileria, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit. Ai është shumë afër sigurimit të një ure tokësore në Mariupol tani. Situata është, kam frikë, e paparashikueshme në këtë fazë. Thjesht duhet të jemi realistë për këtë”., tha Johnson.

Johnson tha se Britania tani po kërkon të dërgojë pajisje në vende të tilla si Polonia, të cilat mund të dërgojnë armë më të rënda për të mbështetur rezistencën e Ukrainës.

Ne po shikojmë të dërgojmë tanke në Poloni për të ndihmuar pasi ata dërgojnë disa nga T-72-të e tyre në Ukrainë. Duhet të shikojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë ushtarakisht, duhet të vazhdojmë të intensifikojmë sanksionet ekonomike dhe duhet gjithashtu të përcaktojmë një vizion për të ardhmen e Ukrainës në arkitekturën e sigurisë së Evropës”, tha Johnson.