Rusia është e gatshme të ndërpresë lidhjet me BE nëse blloku vendos sanksione të reja, të dhimbshme ekonomikisht, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
BE ka rritur mundësinë e sanksioneve të mëtejshme mes një grindjeje mbi trajtimin e udhëheqësit të burgosur rus të opozitës, Alexei Navalny.
Kur një intervistues pyeti Lavrov nëse Rusia po shkonte drejt një “shkëputjeje” me BE, ai tha janë jemi gati për këtë.
“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”– tha ai.
Ai tha se një ndërprerje e lidhjeve mund të shkaktohet nga sanksionet e BE që “krijojnë rreziqe për ekonominë tonë, përfshirë këtu në zonat më të ndjeshme”.
“Ne nuk duam të izolohemi nga punët e botës, por duhet të jemi të përgatitur për këtë”– tha ai.
Në javën e kaluar Rusia dhe BE kanë dëbuar tre nga diplomatët e njëri-tjetrit në një mosmarrëveshje për çështjen Navalny.Rusia dëboi tre diplomatë të BE, pasi kishin marrë pjesë në një protestë të paligjshme pro Navalny, një pretendim i hedhur poshtë nga BE. Këtë javë vendet e përfshira të BE – Gjermania, Polonia dhe Suedia – dëbuan tre diplomatë rusë.





