Asnjë media britanike nuk do jetë në gjendje të funksionojë në Rusi nëse Britania e Madhe vendos ta shuajë selinë e televizionit ndërkombëtar Russia Today në Angli.

Kështu ka bërë të ditur Maria Zakharova, Drejtoresha e departamentit të Informacionit në Ministrinë e Jashtme në Federatën e Rusisë, përmes një prononcimi të saj në një transmetues publik rus.

Reagimi rus vjen menjëherë pasi u theksua se rregullatori britanik, Ofcom, nuk mund të rifreskojë licencën e kanalit televiziv të financuar nga shteti, referuar Russia Today.

Njoftimi i Ofcom erdhi mes tensioneve në rritje midis Britanisë së Madhe dhe Rusisë pas helmimit të një spiuni në tokën britanike.

Sipas mediave të huaja ky vendim erdhi ndërsa Zakharova iu përgjigj tensioneve të fundit duke thënë se ”askush nuk duhet të kërcënojë një fuqi bërthamore”.