Voice of America” (”Zëri i Amerikës”) dhe ”Evropa e lirë”, të financuara nga Kongresi amerikan janë të parat media që rrezikojnë të klasifikohen si ”agjente të huaja” në Rusi sipas një ligji të ri, njoftuan sot autoritetet ruse.
Ministria ruse e Drejtësisë bëri të ditur në një deklaratë se ka informuar me e-mail dy radiot amerikane dhe disa prej projekteve të tyre, kryesisht në Kaukaz, Siberi dhe Krime.
Deputetët rusë miratuan të mërkurën një ligj që mundëson klasifikimin e çdo media ndërkombëtare si “agjente e huaj” me vendim të Ministrisë së Drejtësisë.
Ky tekst është paraqitur si një përgjigje pas regjistrimit në SHBA nën këtë emërtim të stacionit RT, i kontrolluar nga shteti rus.
Ligji pritet të miratohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit dhe të dekretohet nga Vladimir Putin.
Radioja ”Evropa e lirë” kishte dënuar më parë këtë ligj duke theksuar se po përballej tashmë me kufizime më të mëdha në Rusi se ato të raportuara nga RT në SHBA.
Ligji rus u kritikua nga Berlini dhe OJQ-ja ”Amnesty international”.