Pas muajsh pushtimi rus, frika dhe mosbesimi janë 2 nga reagimet më të shpeshta të banorëve që gazetarët e BBC News kanë ndeshur kur kërkonin qytetarë që t’ju tregonin se si janë gjërat në të vërtetë në Mariupol në juglindje të Ukrainës.

Unë mendoj se ju jeni një gazetar rus. Nuk do t’ju pëlqejë ajo që kam për të thënë. Njerëz si ju vrasin nëse u tregoni të vërtetën,” tha një përdorues i mediave sociale që pretendonte se ishte nga qyteti port.

Forcat ruse e vunë popullin në një rrethim të tmerrshëm disa mujor, përpara se ta kapnin atë muajin e kaluar.

Pas shumë përpjekjesh për të gjetur qyetarë që rrëfejnë për situatën, BBC gjeti 3 banorë të gatshëm të flisnin gjatë: një këshilltar bashkie, një pensionist dhe një inxhinier. Të gjithë folën në kushte anonimiteti, nga frika e raprezaljeve nga autoritetet lokale të instaluara nga Rusia.

Ata përshkruajnë tablo të një fushate masivisht të shtrenjtë të kryer nga Rusia për të fituar zemrat dhe mendjet e njerëzve të Mariupolit dhe për të rindërtuar një qytet të dëmtuar përtej njohjes nga trupat e vetë Rusisë. Qëllimi i kësaj fushate është të asimilojë Mariupolin dhe ta bëjë atë pronë të Rusisë.

Rusia po ndërton banesa të reja për të zëvendësuar atë që shkatërroi

Para fillimit të kësaj lufte, rreth gjysmë milion njerëz jetonin në qytet. Sipas vlerësimeve të OKB-së, 90% e ndërtesave të banimit u dëmtuan ose u shkatërruan dhe 350,000 njerëz u detyruan të largoheshin pasi Rusia sulmoi në shkurt 2022.

Fushata me ritme të shpejta të rindërtimit dhe ndjenja që rezulton e rivendosjes së normalitetit, pagesat bujare të pensioneve dhe fushata intensive mediatike që synon njerëzit e Mariupolit, të gjitha stimulojnë përhapjen e ndjenjës pro-ruse në qytet.

Gazetari i njohur ukrainas Denys Kazansky argumenton se Rusia përdor shtëpitë e reja që ka ndërtuar në Mariupol për të shkëputur vëmendjen nga të gjitha shkatërrimet që shkaktoi në qytet dhe kudo tjetër në rajonin e tij të lindjes Donetsk.

Nëse ata shkatërruan 10 spitale dhe pastaj rindërtuan një, ky nuk është rindërtim. Nuk është diçka për të cilën mund të falënderohen. Mund të jesh i lumtur sa të duash që një shkollë të rindërtohet, por çfarë të bësh me mijëra njerëz që Rusia ka vrarë. Ju nuk mund t’i rindërtoni ato. Ju nuk mund t’i ktheni ato”, u shpreh ai.

Ndërkohë, këshilltari i qytetit Ivan tha: Është bërë e vështirë për mua të them gjëra pro-ukrainase për votuesit e mi. Është e vështirë të jesh pro-ukrainas në një mjedis pro-rus. Fatkeqësisht, Ukraina po humbet zemrat dhe mendjet e njerëzve në Mariupol.

Ata që janë ende në Mariupol mund të jenë të lumtur kur shohin një farë normaliteti të kthehet në qytetin e tyre, por ka nga ata që dyshojnë se Rusia ka motive të fshehura për të gjitha që po bën.