RUSI, 9 prill 2013– Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij nuk i diskriminon homoseksualët.
Ai i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë në Amsterdam, ku është pritur nga aktivistë për të drejtat homoseksuale dhe protestues të tjerë, që kundërshtojnë politikat ruse ndaj këtij komuniteti.
“Duhet të jetë e qartë për secilin se të drejtat e minoriteteve seksuale në Rusi nuk shkelen. Këta njerëz gëzojnë të njëjtat të drejta dhe liri si të gjithë të tjerët”, ka thënë Putin.
Në muajin janar, ligjvënësit rusë kanë miratuar një ligj, i cili i bën të ndëshkueshme ngjarjet publike homoseksuale, si dhe përhapjen e informacioneve për këtë komunitet te të miturit.
Ai, megjithatë, duhet të nënshkruhet nga Putini për të hyrë në fuqi.





