Kremlini ka pretenduar se është duke pritur për një përgjigje nga Ukraina pas raundit të dytë të bisedimeve të paqes që u zhvilluan dje. Zëdhënësi Dmitry Peskov u shpreh se në asnjë dokument nuk ishte rënë dakord me Kievin.
Peskov deklaroi se i kishte thënë Ukrainës “si e shohim ne zgjidhjen” për luftën në vazhdim, duke shtuar se ajo që do të ndodhë më pas do të varet nga Ukraina.
Bisedimet u zhvilluan në Bjellorusi dhe u drejtuan nga këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Vladimir Medinsky. Më pas u raportua se Rusia kishte rënë dakord për nevojën e “korridoreve humanitare” në Ukrainë për evakuimin e civilëve dhe mbërritjen e ndihmave, por ende nuk ka asnjë shenjë për një armëpushim.





