MOSKË, 10 prill 2013 – "Rusia mbështet qëndrimin e Serbisë në lidhje me Kosovën, por konsideron se zgjidhja e kësaj çështjeje i takon Serbisë", ka thënë kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.
Ai i ka bërë këto komente në Gorki, ku edhe ka pritur homologun serb, Ivica Daçiç, raporton REL, të cilës i referohet 'Koha Ditore'.
“Nuk duhet që ne ta shtyjmë këtë proces, por Serbia. Ju duhet të jeni tejet të interesuar në adresimin e duhur të kësaj çështjeje”, ka thënë Medvedev.
Megjithatë, ai ka siguruar Daçiçin, se Rusia e di se sa i rëndësishëm është “problemi i Kosovës për vëllezërit serbë”.





