Rusi, 17 mars 2014 – Kriza në Krime është afruar me luftën, kur ditën e sotme, Ukraina ka mobilizuar forcat e armatosura dhe një zë nga armata e zjarrit e Kremlinit ka paralajmëruar Amerikën të qëndrojë jashtë punëve të veta, duke deklaruar: “Ne mund t’ju kthejmë në pluhur radioaktiv!”
Kreu i agjensisë shtetërore të lajmeve, Dmitry Kiselyov, pohoi një kërcënim të maskuar ndaj Amerikës në televizion, duke i bërë thirrje superfuqisë të qëndrojë larg nga kriza, ose në të kundërt, do të përballet me forcën e plotë të muskujve të ushtrisë ruse.
“Ne mund t’ju shndërrojmë në hi radioaktiv,” tha ai.
Pas rritjes së tensioneve pas referendumit të ditës së djeshme në Krime, parlamenti ukrainas aprovoi shpërndarjen e më tepër se 20 mijë ushtarëve dhe deklaroi se e gjithë prona shtetërore e Ukrainës do të kombëtarizohet.
Dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas tani po presin, duke përfshirë një tjetër 20 mijëshe rezervistësh, të përgatitur për të luftuar, nëse qeveria e tyre dështon në gjetjen e një zgjidhjeje me Rusinë për të ardhmen e gadishullit në Detin e Zi.
Mbrëmjen e shkuar, Shtëpia e Bardhë e quajti seancën e votimit në Krime si një vjedhje ilegale të pushtetit nga Rusia, duke thënë se ajo shkel kushtetutën ukrainase dhe ligjin ndërkombëtar dhe i bëri thirrje Putinit të mos vazhdojë me kërcënime për të aneksuar gadishullin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





