Rusi, 4 mars 2014 – Ushtria ruse ka bërë të ditur se ka testuar një raketë balistike ndërkombëtare, ndërkohë që rritet tensioni në rajonin e Krimesë, Ukrainë.
Raketa Topol RS-12M është lëshuar nga baza e testimit të raketave në Kasputin, afër detit Kaspik në drejtim të rajonit Sary Shagan në Kazakistan.
“Raketa balistike ka shenjuar me sukses shinjestrën e saj”,- thuhet në njoftim. Lajmet për testet e raketave vijnë në kohën kur SHBA akuzoi forcat ushtarake ruse për “akt agresioni” në Krime.
Moska de fakto mban nën kontroll gadishullin e Krimesë, në një kohë që trupa ruse ose pro-ruse janë pozicionuar në pikat strategjike të rajonit gjatë ditve të fundit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





