Teuta është rikthyer në Durrës pas fazës përgatitore që zhvilloi në Pogradec, ku të gjithë lojtarët kanë marrë ngarkesën e duhur. Pas kthimit, trajneri Begeja i ka lënë pushim lojtarët pas stërvitjes intensive, ndërkohë që përgatitjet do të vazhdojnë në Durrës. Kapiteni i Teutës, Rustem Hoxha, ka deklaruar se skuadra është e plotë dhe gati për sezonin e ardhshëm, pasi lojtarët që u afruan nga merkato janë përshtatur me pjesën tjetër të ekipit.“Pas fazës përgatitore intensive që kemi zhvilluar, jemi rikthyer në Durrës dhe duhet të them se skuadra është pak e lodhur. Kemi kryer nga dy seanca stërvitore në ditë, çka ka bërë që të marrim ngarkesë të madhe, ndryshe nga stërvitjet e zakonshme. Por, fatmirësisht, nuk kemi pasur dëmtime dhe lojtarët janë në formë të mirë.Një gjë të tillë e kemi treguar edhe në ndeshjen miqësore që luajtëm ndaj Pogradecit. Vërtet kemi fituar minimalisht, por kemi krijuar shumë raste për shënim, në një ndeshje të cilën e kishim marrë shumë seriozisht të gjithë, pavarësisht se ishte vetëm testuese. Në vijim duhet të finalizojmë më shumë raste që na jepen”, ka thënë Hoxha, në prag të fillimit të sezonit të ardhshëm.“Në ditët e mbetura deri në fillimin e kampionatit do të vazhdojmë të stërvitemi fort për të qenë gati për ndeshjen e parë. Deri më tani ekipi po u përgjigjet më së miri kërkesave të teknikut, çka na jep besim se fillimi i kampionatit do të jetë pozitiv për Teutën”, ka mbyllur kapiteni Hoxha. Sezonin e ardhshëm futbollistik, objektivi i Teutës do të jetë renditja në vendet e para të klasifikimit, për të siguruar pjesëmarrjen në Europa Ligë, siç ndodhi sezonin e kaluar. Durrsakët kanë ndërtuar një ekip me lojtarë të rinj, të cilët japin garanci.
Rustem Hoxha: Teuta në formë, por duhet të shënojmë më shumë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





