Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi Ballkanin Perëndimor, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta. Orët vijuese sjellin grumbullim te vranësirave duke rrezikuar shira kovektive, më të mundëshme në zonat verilindore. Parashikohet që orët e vona të natës të risjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 28°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë max 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.