Është prezantuar këtë të enjte paketa e antikrizës nga kryeministri Edi Rama, ministrja Delinda Ibrahimaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se kushdo që harxhon më shumë se 800 kw nga 1 tetori do të paguajë me çmimin e tregut.
Ndërkohë në prezantimin e kësaj pakete është sqaruar se për konsumin mujor nga 0-800 (Kwh) çmimi (lek) është 9.5.
Balluku njoftoi se çmimi për energjinë do të kushtojë 42 lekë për çdo kilovat nga 801/kilovat për orë e sipër.
Një kilovat/orë do të kushtojë 35 lek, plus 7 lekë tarifat e shpërndarjes, do të shkojë 42 lekë një kv/orë, tha Balluku.
Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti.