Aktori i njohur, Ben Affleck, dhe ylli me prejardhje latine, Jennifer Lopez, në vitin 2021 rinisën romancën epike që pati filluar dy dekada më parë, gjatë xhirimeve të filmit “Gigli”.
Çifti herën e parë është ndarë në muajin janar të vitit 2004, vetëm tri ditë para dasmës që kishte planifikuar, ku Affleck i kishte propozuar Lopezit me diamantin ngjyrë rozë, që kushtoi 2.5 milionë dollarë, diamant ky që futi në trend unazat e martesës me gurë me ngjyra.
Ata vazhduan jetët e tyre, ndërkohë që fitonin shumë të ardhura nga puna që bënin si yje të Hollywoodit.
Lopez, në vitin 2004 u martua me këngëtarin latin Marc Anthony, me të cilin ka binjakët Max dhe Emme, para se të divorcohej nga ai në vitin 2014.
Affleck, në vitin 2005 u martua me aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë, Violet, Seraphina dhe Samuel, para se të divorcoheshin në vitin 2018. Ai pati pranuar se ka pasur probleme me varësinë ndaj alkoolit dhe pati qëndruar në rehabilitim në vitin 2001, 2017 dhe 2018.
Por, Lopez dhe Affleck u ribashkuan, pasi Affleck i dërgoi email në vitin 2021 pasi pa një intervistë të sajën që kishte dhënë për revistën InStyle, duke i thënën se “është femra më punëtore në Hollywood” dhe duke e pyetur se ”si ia del që ende të dukesh kaq bukur?”.
Ata e rinisën lidhjen e tyre duke u bërë kryetitull për të gjitha mediat më në zë, lidhje për të cilën nëna e Lopezit, Guadalupe, pati thënë se vajza e saj “lutej çdo ditë për 20 vite që kjo të ndodhte”.