Aksionet policore të cilat kanë si qëllim sekuestrimin e lëndëve narkotike në lokalet e natës, kanë qenë të shpeshta. Këto aksione raportohen në media shoqëruar me shifrat përkatëse të personave të shoqëruar apo të lëndës narkotike që është gjetur nëpër këto lokale. Sipas shifrave, gjatë vitit që kemi lënë pas, rastet e evidentuara me kanabis sativa kanë qene 80, ato me kokainë 41 dhe me heroinë 42 raste.

Gjatë vitit 2015, në fushën e narkotikëve janë gjetur të implikuar 327 autorë, prej të cilëve 175 të arrestuar, 112 ndiqen në gjendje të lirë dhe 40 persona të shpallur në kërkim.

Zakonisht kontrollet janë të befta, klientët gjenden të papërgatitur dhe atyre menjëherë u bëhet një kontroll për të parë nëse kanë apo jo lëndë narkotike.

Sipas “Opinion.al”, nuk kanë munguar edhe rastet kur këto operacione kanë dështuar për shkak të dekonspirimit të tyre duke bërë që personat posedues apo shpërndarësit e lëndës narkotike të arrijnë të largohen.