Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka një vajzë tejet të bukur dhe tërheqëse, së cilës me sa duket po i ecën mjaft mirë në botën e modelingut.

Aleksia Peleshi është përzgjedhur si imazhi kryesor në kopertinën e një prej revistave më prestigjioze italiane, “Dimmi”.

Bukuroshja korçare ka përpara një karrierë të suksesshme dhe me siguri do të përfaqësojë denjësisht bukurinë shqiptare nëpër botë.