Fotografët e DurrësiLifeStyle, apo më mirë “paparazzi” e DLS-së kanë zbritur në rrugët e Durrësit për të kapur disa nga tendencat më të fundit të modës, të reflektuara në mënyrën e të veshurit të shumë adoleshentëve dhe të rinjve. Setet fotografike tregojnë që jo pak të rinj dinë të kombinojnë bukur ngjyrat, tendencat më të reja dhe aksesorët duke sjellë një stil personal mjaft interesant dhe në modë për këtë verë të nxehtë

Tendenca më e fundit e modës kudo në botë është patjetër çdo lloj veshje me flamurin anglez duke filluar nga rrobebanjot, rrobat, aksesorët e deri tek këpucët. Katy Perry, Rita Ora e shumë VIP-a të tjerë i shohim të veshura në këtë mënyrë. Duke kaluar nga këto këngëtare VIP(që i lejojnë vetes të vishen me modelet më të fundit të propozuara nga stilistët e njohur) tek rinia e Durrësit shohim që tendencat e fundit të modës po vijnë tek ata me hapa galopantë. Në çdo dyqan mund të gjesh me lehtësi veshje të modës së fundit dhe rrugëve të qytetit të rinj që janë veshur me to. Çmimet shpeshherë janë të kripura, saqë jo kujtdo ia mban xhepi të harxhojë një shumë të tillë për një veshje te caktuar, por në të njëjtën kohë nëpër butiqe të ndryshëm të qytetit mund të gjenden veshje dhe aksesorë me çmime “pak a shumë normale” e që të krijojnë mundësi të kombinohesh me gosto.

Në kërkim të stilit personal

Të shëtisësh në rrugët e qytetit tonë dhe të shikosh që numri i njerëzve që duan të jenë sa më IN po rritet do të thotë që kemi bërë një hap përpara dhe dalëngadalë po njihemi me mënyrën se si të vishemi më mirë. Mund t’i ndajmë këto njerëz në dy kategori: Ato që frymëzohën nga veshjet e VIP-ve dhe ato që kanë një stil të tyrin. Pjesa e parë është një përqindje e konsiderueshme e moshës 14-22 vjeç. Ato veshin rroba të shtrenjta, firmato dhe gjithmonë tendencat e fundit. Janë kryesisht të rinj, që familjet kanë mundësi financiare t’ia blejnë këto veshje. Pjesa e dytë janë ato të cilët nuk janë te fiksuar pas veshjeve “firmato” dhe madje me veshje të lira, jo të kushtueshme arrijnë të krijojnë një stil të tyrin, duke u bërë gjithmonë të pëlqyeshëm. Një gjë që duhet të kemi përherë të ngulitur në mendje përsa i përket mënyrës së të veshurit është fakti se jo gjithnjë tendencat më të fundit përshtaten me karakterin tonë dhe me atë sesi ne duam të paraqitemi në shoqëri apo më gjerë. Po sjell këtu një fakt që më bëri përshtypje pak ditë më parë, kur gjatë prezantimit të premierës së filmit “Borëbardha”, aktorja Kristen Stewart, një idhull për mijëra adoleshentë në mbarë botën mbajti takat e larta vetëm gjatë sesionit të fotove e menjëherë pas tyre nuk nguroi të vishte poshtë fustanit mjaft të shtrenjtë një palë atlete. Ky shembull besoj se tregon më së miri se “sipas vendit bëhet dhe kuvendi”, pra me pak fjalë duhet të vishemi në formën dhe mënyrën që e kërkon një ambient i caktuar e më pas fare thjesht mund të sistemohemi në stilin që preferojmë më shumë, qoftë edhe ai praktik e i zakonshëm.

Kur ndjekja e modës keqkuptohet

Shpeshherë moda keqkuptohet në vendin tonë. Jo çdo gjë që shohim në sfilata mode ose ia shohim veshur idhullit tonë në një skene të madhe muzikore mund të vishet në jetën e përditshme për të pirë një kafe. Në Shqipëri përgjithësisht, jo vetëm në Durrës, paraditeve shikon vajza të veshura me taka të larta, modeli më i fundit, të kombinuara në këtë mënyrë thjesht për të pirë një kafe. Në të njëjtën kohë nuk mungojnë dekoltetë e ekzagjeruara apo fustanet aspak të përshtatshme për një paradite vere. Kjo gjë është e pakonceptueshme. Edhe pse dalëngadalë rinia po edukohet me veshjet “casual” për t’u veshur paraditeve, gjithsesi ekziston si fenomen shumë i përhapur ekzagjerimi në veshje. Tendenca për të veshur një fustan, një fund apo bluzë të re në ambientin e parë që na jepet mundësia për ta ekspozuar jo domosdoshmërisht tregon se po ndjekim modën.Duhet të marrim shembull nga vendet më të zhvilluara. Kur kam dalë për herë të parë jashtë shtetit, kjo ishte ajo që më bëri më shumë përshtypje. Shikoja njerëz të veshur me tuta, me xhinse dhe me një bluze të thjeshtë pambuku. Më pas shikoja të tjerë të veshur me kostume pune, shumë seriozë dhe mbrëmjeve vajza me fustane, të lyera shumë pak ose aspak dhe me taka jo shumë të larta. Sinqerisht, mendova: “Këta nuk dikan të vishen”. Fajin për këtë shprehje naïve nuk di kujt t’ia vë. Ndoshta moshës, ndoshta mënyrës sesi e konceptoja këtë ndryshim kaq të madh me vendin tim, ndoshta mungesës së informacionit. Ajo që kuptova pak kohë më vonë ishte fakti se ne shpeshherë i keqkuptojmë tendencat e modës dhe nuk respektojmë kodin e veshjes ashtu siç bën pjesa dërrmuese e popullsisë në vendet europiane. Për të qenë në modë, e në të njëjtën kohë për t’u veshur me stil, në rradhë të parë duhet të kuptojmë se nuk duhet të vishemi njësoj si kur shkojmë për kafe, apo në party, shkollë e ambiente pune. Ҫdo ambjent ka “kodin” e tij të veshjes. Le t’ja lëmë takat 20 cm dhe fustanet super të shkurtra modeleve në pasarela. Por mund t’ia “marrim hua” sa herë që të kemi party, mbrëmje mature ose raste të tjera të veçanta.



 

Tendencat e verës 2012

Për të gjithë ju që kërkoni të jeni gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe doni të rrezatoni me veshjen tuaj ja disa nga tendencat e verës 2012, e cila kërkon jashtëzakonisht shumë ngjyra dhe parapëlqen ato pastel apo neon. Janë në modë stampimet në versionin foulard, ose siç njihen ndryshe shallërat në fustane, funde, pantallona, këmisha, me pak fjalë kudo që te jetë e mundur. Janë ideale për një pamje verore, plot ngjyra dhe mjaft chic.

Nëse i pëlqeni  lulet, kjo është vera që të mundëson t’i kesh gjithmonë pranë. Një verë e pasur me lule dhe dëshirë për ngjyra. Stampimet e luleve janë tendenca më e fundit e cila gjen aplikime jo vetëm në rroba por edhe në këpucë, çanta, kapele dhe bizhu. Me pak fjalë, është vera që dashuron stilin romantik.

Stampimet e mëdha apo të vogla gjeometrike ose stampime që të kujtojnë elementë të natyrës janë protagonistë të kësaj stine që sheh me sy nostalgjik vitet ’60 – ’70.

Nga Rio De Janeiro vjen stili i mini busteve të kombinuara me fundet plot fantazi me printime frutash tropikale ose ngjyra fosfor për të sjellë pak atmosferën e sambës.

Mjaftmë me mini fundetapofundet tub.Këtësezonfundetzbresinderinë fund tëkëmbëve. Nëqoftë se nukmundtëvishni dot fundet model ciganatëherëguxoni me fundederiposhtëgjurit.Kushtojinirëndësipunimittëcopës.

Aksesorët… Rikthehenvëthët plot fantazi.Çantat sa më të mëdha dhe me sa mëshumë ngjyra dhe printime.



 

8 ngjyrat më IN për këtë sezon

  • Turkeze, një blu – jeshile e përcaktuar si “e  prekshme” dhe e çuditshme
  • E verdha, plot energji, ngrohtësi, dheargëtim
  • Blu, njëtonalitetqënasjellnëpër mend thellësitë e detit, dheqëkombinohetshumëmirë me tëgjithanuancat e tjeratëpaletës
  • Portokalli, ngjyra që u cilesua si ngjyra e vitit 2012
  • Roza, ngjyrë sensuale dhe e thellë
  • Viola, një ngjyrë pastel që shpreh kreativitet
  • Roza në tonalitetin pastel, një ngjyrë që shpreh anën tuaj romantike
  • Margarita, një jeshile freskuese në tonalitetin pastel