Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi në Facebook mesazhin e antropologut Përparim Kabo, i cili bën thirrje për vaksinim kundër virusit Covid-19.

Kabo ngre disa pyetje të rëndësishme, ku vë theksin te rëndësia e jetës sonë dhe e të afërmve, ndërsa shton se mes hamendjes dhe shkencës, ai beson shkencën.

“E veçanta është që në kushte të rrezikimit të jetës, ti e kupton sa vlerë ka jeta, pse duhet ta duash atë, çfarë duhet të japësh që ta marrësh pas personin, sa e rëndësishme është jeta jote, po sa e rëndësishme është dhe jeta e tjerëve, sa e dhimbshme është që nga kjo jetë të ikin ata, me të cilët ke bashkëjetuar, dhe të vriten nga virusi. Njeriu dhe vaksinimi janë në simbiozë, sepse fëmija sa lind, sa del nga fetusi i nënës, vaksinohet. Mes hamendjes dhe shkencës, unë zgjedh shkencën. Ata që thonë të mos vaksinohemi, nuk sjellin argumente shkencor, sjellin argumente hamendësorë, sepse ata thonë se do ta shikojmë çfarë do të ndodhë pas një viti apo dy, kjo është hamendje. Dua t’i besoj shkencës”, thekson Kabo.