Nga: AGRON SADIKU
Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsimin superior në Kosovë
Së fundmi u panë disa lista vetëvlerësuese për bartësit e arsimit superior në Kosovë, ku renditeshin këto institucione si më të “mirat”! Në këto lista printe Universiteti Publik si i pari dhe Kolegji AAB si i dyti e kështu me rradhë. Në bazë të kësaj liste, secili nga këto institucione, mundohej të ”shiste” idenë kinse kanë cilësi dhe kualitet studimi!
Pikësëpari, që në start gara është e pabarabart. Universiteti Publik funksionon me fonde të garantuara publike, me staf të mjaftueshëm akademik (ne si popull e kemi mentalitetin që të vrapojmë pas punës së shtetit), stafi i këtij institucioni të ardhurat i kanë të garantuara dhe kjo bënë që ata të jenë të vetëkënaqur dhe mos të vrapojnë për student, të tre niveleve. Nuk do të ketë garë për fonde, për inovacione, për botime shkencore, për studime të fenomeneve të ndryshme që do ti hynin në punë qytetarëve të Kosovës.
Bartësit privat të arsimit superior kanë status të biznesit që për synim ka fitimin e jo dijen. Këta janë të diskriminuar në shumë aspekte: si në atë të financimit, stafit akademik dhe atë ligjor. Financimi i këtyre institucioneve dhe ekzistenca e tyre varet nga regjistrimi i studentëve “ konsumatorëve” kurse përballen me institucionet publike që punën më të madhe ua garanton shteti;e i cili menaxhon edhe me taksat e këtyre studentëve, të këtyre institucioneve private, që i bie këta të paguajnë edhe për studimet e veta, edhe për studentët e Universitetit Publik.
Në formën ekzistuese, në të dy variantet gjithçka mund të ketë, por, vetëm cilësi jo!
Mënyra më e mirë e funskionimit do t’ishte:
• Shkollimi universitar nuk janë të obliguar me ligj, dhe në këtë mënyrë nuk është shteti i obliguar të financoj studimin në masë të gjërë, siç është tani!
• Buxheti aktual i cili financon këto institucione të ndryshojë mënyrën e financimit, atë ta bëj Ministria e Arsimit! Ministria e Arsimit, të bëjë politikat komfor kërkesave të tregut dhe në përputhje me këto kërkesa të bëjë edhe financimin (bursa për nxënësit) dhe studimeve shkencore nga institucione universitare.
• Ky buxhet të ndahet në dy linja:një për nxënës dhe student,tjetra për institucionet universitare për projekte studimi.
1. a.)Nxënësit që kanë notën mesatare 4.5-5 të financohen 100% nga fondi i Ministrisë së Arsimit,
b.)Nxënësit që kanë Notën mesatare 3.5-4.5 të financohen me 50% nga fondi i ministrisë.
2. Institucionet Universitare të aplikojnë me projekte studimi të cilët janë në të mirën e komunitetit dhe qytetarëve, të përfitojnë financimin e tyre nga fondi i Ministrisë së Arsimit.
Statusi:
Të ndryshojë forma e organizimit e universiteteve në dy sektorët, si në atë publik ,po ashtu edhe në atë privat.
Të mirret forma e administrimit dhe regjistrimit si Universiteti Amerikan në Kosovë, i cili nuk është biznes, po as institucion publik, por, ka statusin e OJQ- ve, të cilat funksionojnë në këtë formë në shumë vende të botës.
Vlerësimi:
Për vlerësimin e cilësisë të ngrihet një institucion i pavarur i cili monitoron punën e këtyre institucioneve në mënyrë shkencore dhe periodike, e jo me hamendësim dhe përceptim, si bëhet aktualisht në këtë sferë, e në të cilën kemi shumë ngecje!
Ky instrument mundë të jetë si OJQ, e cila krijon protokoll dhe kritere të vlerësimit të këtyre institucioneve.
Vlerësimi të bëhet në këtë formë:
Të themelohet një institucion i pavarur për vlerësimin dhe monitorimin e këtyre institucioneve, kjo mundë të jetë edhe një organizatë qeveritare! Kjo organizatë ti fus në monitorim të vazhdueshëm të gjitha institucionet e arsimit superior në Kosovë; Të dalë me raporte periodike për vlerësimet e bëra.
Në domenin e vlerësimit të përfshihen:
1. Plan-programi, (kurrikulat e studimit)
2. Stafi akademik
3. Infrastruktura teknike e cila është në përputhje me programet e studimit që i ofron institucioni.
4. Projektet studimore që i bëjnë institucionet, e që i hynë në shërbim qytetarëve apo Qeverisë!
5. Të monitoroj aktivizimin e studentëve në projektet e tyre të studimeve dhe në punë praktike!
6. Të monitoroj numrin e studentëve të punësuar pas diplomimit!
7. Të monitoroj studentët e punësuar se sa puna e tyre ka qenë produktive në institucionin ku janë duke punuar!
Kjo do t’ishte një mënyrë subjektive e vlerësimit dhe shumë e pa anëshme, ku çdo institucionit do t’i llogariten pikët vlerësuese në bazë të numrit të përgjithshëm të studentëve në programin përkatës, të nxirren përqindjet dhe të publikohen rezultatet në bazë të specifikave të lartshënuara!
Në bazë të këtij vlerësimi do të orientoheshin edhe nxënësit për të vijuar studimet universitare, dhe do të orientoheshin fondet përkatëse për studime universitare!
Kjo do të eliminonte politizimin e sistemit, nepotizmin, korrupsionin, arrogancën, etj!
Agron Sadiku:Ekonomist, Hulumtues për çështje ekonomisë së tregut në Kosovë, Veteran i UÇK-së, Aktivist i Shoqërisë Civile në Kosovë dhe Luginë të Preshëvës.