Amvisat shqiptare jo gjithmonë kanë mundësinë të hapin nga një shishe të re vaji sa herë që gatuajnë.
Në shumicën e kohës, vaji me të cilin ato gatuajnë vihet në përdorim edhe në disa herë të tjera. Megjithatë ripërdorimi i të njëjtit vaj për disa herë përbën një rrezik shëndetësor.
Ripërdorimi i këtyre vajrave varet nga lloji, temperatura dhe kohëzgjatja e përdorimit Sipas të dhënave çdo herë që vaji ngrohet, molekulat e yndyrnave shpërbëhen ndjeshëm duke arritur kufirin e nxehtësisë ose të djegies.
Ky kufi nënkupton temperaturën kur vaji nis të digjet dhe të lëshojë një erë të keqe. Në çdo përdorim të të njëjtit vaj ky kufi ulet ndjeshëm dhe aroma e vajit bëhet e padurueshme.
Në këtë pikë, substanca të dëmshme çlirohen jo vetëm në ajër por edhe në ushqimin që po gatuhet.
Rreziqet shëndetësore
Vaji që ngrohet në temperatura të larta çliron tymra toksikë. Këto tymra çlirohen edhe përpara kufirit të djegies dhe niveli i tyre rritet në mënyrë dramatike kur temperatura bëhet më e lartë. Vaji ekstra i virgjër i ullirit renditet në një pikë të mesme.
Këto substanca të dëmshme çlirohen kur vaji arrin kufirin e djegies. Molekulat në fjalë dëmtojnë qelizat dhe mund të shkaktojnë tumore. Ato përthithen nga ushqimi i skuqur dhe dëmtojnë organizmin.
Këto yndyrna rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Temperatura e lartë transformon yndyrnat në disa vajra në yndyrna trans që janë të dëmshme. Ripërdorimi i vajrave rrit sasinë e yndyrnave trans.
Këto substanca rrisin rrezikun e sëmundjeve të Alzheimerit, Parkinsonit, ishemisë dhe rrisin kolesterolin e keq. Sipas të dhënave ngrohja e vajit në një temperaturë mbi 190 gradë, nxit formimin e këtyre substancave. Ato formohen që në përdorimin e parë të vajit në gatim dhe ripërdorimi i tij e rrit sasinë e tyre.
Kur duhet të ndërroni vajin në gatim?
Sipas informacionev vaji është mirë të përdoret vetëm një herë. Nëse vaji krijon shkumë, mjegullohet apo ka një aromë dhe shije të çuditshme hidheni menjëherë. Nëse nuk keni mundësi të ndërroni vajin me një të ri, atëherë kullojeni me një napë për të hequr çdo mbetje ushqimore.
Vajin duhet ta ruani në një kavanoz qelqi të mbyllur mirë dhe ta mbani në frigorifer. Vajrat e ndryshëm nuk duhen përzier me njëri tjetrin. Ushqimet nuk duhen skuqur në një temperaturë më të lartë se 190 gradë C. Por edhe nëse vaji ka një paraqitje jo problematike, ai mund të durojë në frigorifer jo më shumë se një muaj. Vajrat më të përdorur në Shqipëri janë vaji i ullirit, i misrit dhe lulediellit. Por me i shëndetshmi është vaji i ullirit, për skuqje deri 170 gradë.