27.8% e shqiptarëve që kanë bërë pushime këtë verë kanë shpenzuar vetëm 50.000 deri në 75.000 lekë për person për të pushuar. 23.4% e të anketuarve kanë bërë pushime me vetëm 26.000 deri në 50.000 lekë.

Ndërkohë që 7.3% e tyre kanë pushuar me më pak se 25.000 lekë. 11.1% e pushuesve këtë verë kanë shpenzuar 76.000 deri në 100.000 lekë. Ndërsa kjo shifër zvogëlohet kur shpenzimet rriten ku 6.3% e të anketuarve kanë shpenzuar 110.000 deri në 150.000 lekë dhe 7.6% prej tyre kanë shpenzuar më shumë se 150.000 leke. Dhe kur vjen puna tek shpenzimet 16.5% e të anketuarve kanë preferuar të mos përgjigjen.

Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 76.7% e qytetarëve kanë zgjedhur vendin tonë për të pushuar dhe vetëm 22.2% e tyre kanë udhëtuar jashtë vendit për pushime këtë verë.

Për sa i përket akomodimit, 71.7% e shqiptarëve që kanë pushuar këtë verë kanë zgjedhur apartamentet dhe dhomat me qira për të pushuar. Vetëm 15.6% e tyre kanë zgjedhur të akomodohen në hotele, një shifër aspak premtuese për sektorin e hotelerisë. Ndërsa 7.8% e të anketuarve janë akomoduar në shtëpitë e tyre.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Sa iu kushtuan pushimet shqiptarëve këtë vit?
Sa iu kushtuan pushimet shqiptarëve këtë vit?
Sa iu kushtuan pushimet shqiptarëve këtë vit?
Sa iu kushtuan pushimet shqiptarëve këtë vit?