14 shtator 2014 –  Statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë raportojnë se për 84% të femrave duhet rreth një vit dhe për 92% prej tyre duhen dy vite para se të ngelen shtatzënë, pavarësisht tentativave të tyre. Ndonëse për disa femra mund të duhet më shumë kohë se për të tjerat, këshillohet që të bëhet një vizitë tek mjeku për tu siguruar se nuk keni probleme me pjellorinë, pasi keni tentuar për një vit për të ngelur shtatzënë.

Bëhet e ditur se femrat në moshë më të re janë më pjellore dhe ato me moshë nga 20-30 vjeç mesatarisht ngelin shtatzënë brenda pesë muajve nga nisja e tentativave, ndërsa për ato me moshë nga 30-35 vjeç nevojiten dhjetë muaj. Sakaq për ato femra me moshë mbi 35 vjeç, kjo kohë mund të shkojë deri në dy vjet.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/