Itali, 27 maj 2014 – Berlusconi-Seedorf, një dashuri e përfunduar në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Siç shkruan "La Gazzetta dello Sport", presidenti kuqezi ka pritur fundin e zgjedhjeve për Parlamentin Europian për të marrë vendimin final.

Mbërritja e hollandezit duhet ta afronte Milanin me Europën, por kjo nuk ndodhi.

Në fakt eleminimi nga Kupa e Italisë dhe Champions League dhe pavarësisht 11 fitoreve në 22 ndeshjeve Europa sërish nuk erdhi.

Për këtë arsye presidenti Berlusconi ka vendosur të bëjë ndryshime.

Hapësirë për Filippo Inzaghin, por ndarja me Seedorf pritet të lerë shije të hidhur.

Nëse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për t'u ndarë në paqe, klubi kuqezi do t'i duhet t'i paguajë Clarence Seedorf 10 milionë euro në dy vjet.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/