Një paketim me gjashtë kërpudha nga rajoni Noto, në Japoninë perëndimore, arriti një rekord prej 350 000 jenë ose 2 500 dollarë, në ankandin e parë të vitit.
Prania e varietetit të çmuar “Nototemari”, siç pritej, ka tërhequr shumë vëmendje në qytetin e Kanazawa, kryeqyteti i prefekturës Ishikawa, i goditur nga tërmeti 7,6 ballë saktësisht një vit më parë, ndërsa gadishulli Noto ende po lufton për t’u rikuperuar nga fatkeqësitë natyrore që ndodhën vitin e kaluar.
Sipas një komisioni të formuar nga prodhuesit vendas, kërpudhat nga katër komuna të rajonit, duke përfshirë Wajima, një nga zonat më të prekura nga tërmeti, duhet të plotësojnë disa kritere, të tilla si të kenë një ”kapak” të paktën tetë centimetra të gjerë dhe një trashësi prej tre centimetrash si dhe të jenë të varietetit “Nototemari”.
Presidenti i organizatës, Yoshikatsu Hinoshita, duke folur për mediat lokale, u kërkoi banorëve të konsiderojnë “blerjen e këtij produkti kaq cilësor pavarësisht vështirësive të përjetuara në zonë gjatë vitit të kaluar”.