Pamje nga deti i qetë nën një rreze drite dhe mesazh me vargjet e ndjera të poetit Teodor Keko.
Këtë postim ka ndarë së fundi, Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, që vetëm pak kohë më parë, nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, humbi të dashurën e tij, Kristi Reçin, studenten e Mjekësisë, që gjeti vdekjen bashkë me familjen nën rrenojat e pallatit te Kryqi i Kuq në Durrës.
“Ne rrinim të heshtur pranë detit, vështrimi mbi ty më mbeti. “Sa më do, e dashur?” Ti sytë hodhe nga deti…,” shkruan krahas fotos Greg Rama.
Sipas mediave italiane, studentja e mjekësisë dhe Gregu ishin bashkë prej dy vitesh dhe ishin fejuar, madje një gjë e tillë u konfirmua edhe nga vetë kryeministri Rama.





