Kur përtypim një çamçakëz, sigurisht që e bëjmë këtë për një kohë të gjatë, ndoshta derisa të humbasë shijen e fortë. Disa madje mund të hanë dy copa çamçakëz në të njëjtën kohë, për të mbajtur shijen e pandryshuar për më gjatë. Por a ka ndonjë rrezik nga përtypja e çamçakëzit për orë të gjata?

Një dentist ka zbuluar sasinë e kohës që konsiderohet e sigurt për të mbajtur një copë çamçakëz në gojë, pa… efekte anësore. Pra, sipas ortodontit me përvojë Dr. Khaled Kasem, me qendër në Barcelonë thotë se nuk duhet të përtypim çamçakëz për më shumë se 15 minuta , pasi përtypja e gjatë mund të çojë në prishjen e dhëmbëve dhe disa sëmundje të nofullës.

Siç thekson ai, nëse vazhdojmë të përtypim çamçakëz për periudha të gjata kohore, si për disa orë, smalti do të fillojë të konsumohet , një fenomen që quhet demineralizimi. Pa smalt, dhëmbët janë të prekshëm ndaj kaviteteve dhe prishjes së dhëmbëve.

Megjithatë, çamçakëzi pa sheqer mund të zvogëlojë rrezikun e prishjes së dhëmbëve dhe kaviteteve. Kjo ndodh sepse çamçakëzi prodhon pështymë, e cila pastron pjesët e mbetura të ushqimit dhe eliminon acidet që shkaktojnë bakteret në gojë.

Në fakt, çamçakëzi mund të zvogëlojë aciditetin dhe rrjedhimisht shfaqjen e prishjes së dhëmbëve.

Sipas një studim publikuar në Journal of Craniofacial Surgery sugjeroi se përtypja e çamçakëzit për një periudhë më të gjatë kohore mund të rrisë gjasat e çrregullimeve të kyçeve temporomandibulare.

Për më tepër, një përmbledhje në CNS dhe Çrregullime Neurologjike pohoi se përtypja e rregullt e çamçakëzit mund të shkaktojë dhimbje koke tek njerëzit që janë të prirur ndaj tyre.

Së fundi, çamçakëzi mund të përkeqësojë gjendjet e tjera të kockave dhe muskujve.

Çfarë ndodh nëse gëlltisim çamçakëzin? 

Në të njëjtën kohë, ekspertët kanë paralajmëruar se përtypja e çamçakëzit mund të shkaktojë të vjella dhe diarre.

Kjo është për shkak se stomaku nuk mund të shpërbëjë bazën e çamçakëzit, kështu që duhet më shumë kohë për t’u tretur. Në raste të rralla, mund të shkaktojë bllokim në zorrë.