Tashmë të gjithë ata që pëlqejnë humorin dhe aktorin Elvis Pupa, kanë mundësi ta ndjekin atë jo më si dikur në “Portokalli” me disa role, por me një emsion të tërë ku ai është protagonist në standup, intervistë, skeçe etj.

Një aktor shumë profesionist dhe popullor, Pupa në këto 20 puntata të emisionit të tij “M’fal për shprehjen” kuptoi se publiku që ai e la për disa vite kur iku në SHBA, ishte aty gati për ta mirëpritur dhe ku natyrisht ka bërë edhe fansa të rinj me këtë program të përjavshëm. Për të gjithë ju që e ndiqni, besoj se e keni vënë re se personi më i “persekutuar” në programin e tij është bashkëshortja.

Gruaja është ajo që i ngre nervat, gruaja është ajo që ka dëshira dhe eksigjenca që për atë duken të çuditshme, madje për ta konkretizuar tamam idenë, ka edhe nga një skeç çdo puntatë me gruan në krevat.

Në këtë mënyrë, Elvis Pupa me mjeshtrinë e tij ka vizatuar pak a shumë steriotipin e një bashkëshorteje ku le të themi çdo bashkëshort bie dakort se te gruaja artistike e Visit, gjen nga pak gruan e vet.

Natyrisht që e gjitha kjo është pjesë e skenarit dhe në funksion të humorit dhe ne as duhet të na gënjejë mendja se aktori i njohur i humorit po ndan me të vërtetë ndonjë copë nga jeta e tij private me ne. Ne as mund ta besojmë se nëpërmjet programit të tij, kemi arritur të njohim Belinën, bashkëshorten e vërtetë të Pupës (ne foton kryesore).

Por aktori nuk ngurron të ndajë me ne foto fundjavash me të, dhe ajo për të cilën të gjithë mund të biem dakord është që bashkëshortja e tij është shumë e pashme dhe nga portreti, nuk duket të ketë ndonjë gjë të përbashkët me atë gruan artistike grindavece të Elvisit (ne foton poshte). Prandaj ne i sugjerojmë Visit që ta ftojë një herë në emision gruan e vërtetë dhe të mësojmë diçka më shumë rreth saj.