Gjumi i mirë është i rëndësishëm, por, përveç cilësisë, është e rëndësishme edhe sasia e orëve që i kushtohen gjumit. Siç zbulohet nga një studim i Fondacionit Kombëtar të Gjumit, i botuar në revistën Sleep Health, secilit individ, në varësi të moshës së tij, i duhet një sasi minimale e gjumit ditor.

Rëndësia e një gjumi të mirë

Angazhimet e panumërta dhe stili i jetesës zvogëlojnë gjithnjë e më shumë kohën që i kushtohet gjumit dhe kjo nuk favorizon funksionimin e duhur të trupit tonë.

Ka disa zakone “të këqija” që mund të shkaktojnë çrregullime të gjumit gjatë ditës, në veçanti:

Pirja e kafesë ose alkoolit në sasi të mëdha

Pirja e duhanit

Konsumi i sasive të mëdha të ushqimit jo të shëndetshëm

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Fjetja në orare gjithmonë të ndryshme

Të flini mirë do të thotë të lejoni trupin të pushojë, të rimbushet me energji dhe të funksionojë në mënyrë korrekte dhe efikase. Por jo vetëm; gjatë pushimit, trupi ynë prodhon substanca të nevojshme për rigjenerimin e metabolizmit dhe mbrojtjes imune.

Ka disa indikacione të përgjithshme të siguruara nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit, se sa orë duhen të flejë çdo njeri, bazuar në grupmoshat dhe nevojat e trupit në secilën fazë të jetës, bazuar në një studim mbarëbotëror të kryer për më shumë se dy vjet.

Rezultatet e këtij sondazhi, përcaktuan kështu numrin e orëve ideale të gjumit bazuar në moshë.

Studimi

Foshnjat (0-3 muaj): kohëzgjatja e rekomanduar është 14-17 orë në ditë.

Foshnjat (4-11 muaj): 12-15 orë, por shkalla është më e gjerë dhe mund të ndryshojë midis 10 dhe 18 orëve.

Fëmijët e vegjël (1-2 vjeç): kohëzgjatja e rekomanduar është 11-14 orë.

Fëmijët parashkollorë (3-5 vjeç): 10-13 orë.

Fëmijët e moshës shkollore (6-13 vjeç): kohëzgjatja e rekomanduar është 9-11 orë.

Adoleshentët (14-17 vjeç): 8-10 orë.

Të rriturit e rinj (18-25 vjeç): rekomandohet 7-9 orë.

Të rriturit (26-64 vjeç): kohëzgjatja e rekomanduar është 7-9 orë.

Të moshuarit (65+): 7-8 orë, në një shkallë prej 5-9 orësh.