Të gjithëve mund t'u ketë lindur pyetja se sa paguhet presidenti amerikan? Duke e krahasuar me profesionet më të paguara në SHBA, mjekët dhe menaxherët, të cilët fitojnë respektivisht nga 247 mijë dhe mbi 180 mijë dollarë në vit, Obama nuk është se fiton dhe aq shumë.
Presidenti amerikan merr një rrogë 400 mijë dollarë në vit. Për shpenzimet ekstra, për të parashikohet në buxhet një shtesë prej 50 mijë dollarësh në vit.
Megjithatë, nuk duhet ngatërruar termi rrogë dhe të ardhura. Nëse presidenti Obama paguhet 400 mijë dollarë në vit, në 2011-n, të ardhurat e tij vjetore ishin 790 mijë dollarë, falë investimeve dhe publikimit të librit të tij.
Si shumë punonjës dhe zyrtarë, edhe presidenti ka benefite shtesë në rrogën e tij. Ato përfshijnë transportin falas me limuzinën presidenciale, me mjetet e transportit ujor të “Marine One” dhe ato të transportit ajror “Air Force One”, si edhe strehimi pa kosto në Shtëpinë e Bardhë.
Edhe pas largimit nga posti, emri i presidentit amerikan mbetet në listën e pagave, çka do të thotë pension vjetor prej 200 mijë dollarësh, kujdes shëndetësor falas, udhëtime zyrtare të financuara nga shteti dhe një zyrë për të cilën nuk i duhet të paguajë.